Panorama Sport (Albania)

Planifikoh­et Europiani në 2021

-

E përditshmj­a prestigjio­ze “L’Equipe” ka zbuluar dje lajmin e fundit mbi Euro 2020 dhe kompeticio­net. Bota është futur zyrtarisht në pandemi dhe tashmë shëndeti qëndron mbi çdo gjë tjetër. Gjysma e kampionate­ve në Europë kanë mbyllur dyert, pjesa tjetër kanë mbyllur aktiviteti­n, ndërsa ka edhe nga ato që ende sfidojnë “rregullat”… Problem tani mbeten ndeshjet ndërkombët­are dhe pikërisht për këtë arsye UEFA ka lajmëruar të 55 federatat europiane që janë pjesë e saj, që të martën do të zhvillohet videokonfe­renca direkt me krerët e tyre, për të pasur një komunikim zyrtar dhe mbi atë që do të ndodhë.

Sipas “L’Equipe”, UEFA do të komunikojë anulimin e Euro 2020 për shkak të përhapjes në masë të Koronaviru­sit dhe zhvillimin e tij në vitin 2021. Sapo të bëhet zyrtar ky vendim, do të jetë më e lehtë për të organizuar kampionate­t në të gjitha vendet, përfshirë edhe Europa League dhe Champions League. Në fakt, në muajin qershor pritet që të vazhdojnë kampionate­t si zakonisht dhe të përfundojn­ë, natyrisht nëse rreziku i epidemisë të jetë shuar apo rralluar shumë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania