Emergjenca, ja ç’ka ndodhur me futbollin

Panorama Sport (Albania) - - SITUATA EMERGJENTE -

Futbolli është paralizuar nga virusi. Bazuar në të dhënat e gazetarit të shquar Besnik Dizdari, i cili është shumë diskret me historinë e futbollit shqiptar, kampionati në vendin tonë nuk njeh pezullime të përkohshme me përjashtim të atij të vitit 1997. “Për periudha një apo dyjavëshe, mund të ketë shumë përgjatë gjithë historisë së kampionate­ve të futbollit në Shqipëri. Por, jo për arsye të sëmundjeve apo viruseve”, shprehet fillimisht Besnik Dizdari, i cili më poshtë shpjegon edhe datat e ndalesës së kampionati­t në histori.

1938 - Në Shqipëri është zhvilluar kampionati i vitit 1937, por ai i vitit 1938 nuk është luajtur për arsye financiare. Shqipëria ka një vit, që nga vendosja e komunizmit e deri më tani, pa një ekip kampion. Kjo ka ndodhur në vitin 1969. Kampionati në vitin 1997 u luajt pas ndërprerje­s dhe u vendos të bëhen të gjitha ndeshjet në Tiranë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.