Panorama Sport (Albania)

Gabiadini pozitiv, izolim për Kumbullën e Rrahmanin

Verona u përball në Serinë A, 14 ditë karantinë për të gjithë

- OLSI TUJANI

Pas Daniele Ruganit, në Serinë A është konfirmuar një rast i prekuri nga Koronaviru­si. Bëhet fjalë për Manolo Gabiadinin, futbollist­in e Sampdorias. Dje është bërë publik lajmi në lidhje me rezultatin pozitiv, pasi futbollist­i rezulton i prekur me COVID-19. Një lajm i tillë vjen vetëm pesë ditë nga përballja e tij me ekipin e shqiptarëv­e në Serinë A. Për pasojë, skuadra e Veronës në Serinë A është vendosur në karantinë për 14 ditë. Masa të tilla izolimi edhe për dy shqiptarët, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani.

KARANTINA

Në bazë të protokolli­t të masave që duhen ndërmarrë, dy lojtarët shqiptarë të Veronës do të duhet të qëndrojnë të izoluar nën masa të rrepta shëndetëso­re dhe kontrolli të specializu­ar. Bashkë me të gjithë skuadrën e Veronës, duke përfshirë futbollist­ë, pjesëtarë të stafit teknik, ndihmësit dhe punonjësit rreth ekipit, do t’u nënshtrohe­n të njëjtave kushte, meqenëse vetëm 5 ditë më parë janë përballur me Sampdorian. Më tetë mars, Verona dhe Sampdoria zhvilluan mes tyre ndeshjen e javës së 26-të të Serisë A, në fushën e Sampdorias dhe përfundoi me fitoren 2-1 të vendësve.

ITALIA

Pasi zona e Lombardisë ishte më e prekura në Itali, prej disa ditësh, e gjithë Italia do të jetë nën regjimin strikt të karantinës. Shteti përtej Adriatikut u është nënshtruar masave të rrepta të izolimit, teksa janë mbyllur kufijtë dhe është kufizuar rreptësish­t lëvizja e shtetasve italianë brenda territorit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania