Panorama Sport (Albania)

Rugani pozitiv, Berisha e Ndoj në karantinë

-

Daniele Rugani i Juventusit ka rezultuar pozitiv me Koronaviru­s. Një lajm i tillë pa dyshim që përhap një panik të madh në radhët e Juventusit, duke qenë se nga dje të gjithë lojtarët dhe drejtuesit mund të detyrohen që të bëjnë testin, por edhe punonjësit e qendrës stërvitore në Torino. Lajm që sjell karantinim­in e skuadrës. Mbrojtësi ishte titullar kundër Breshas më 16 shkurt (pjesë e së cilës është mesfushori i Kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoj); ishte titullar ndaj SPAL-it më 22 shkurt (skuadër ku pjesë e të cilës është portieri kuqezi, Etrit Berisha).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania