Panorama Sport (Albania)

Laçi, klubi i parë i Superiores që kërkoi ndaljen e futbollit

Kurbinasit, thirrje drejtuar FSHF-së para vendimit

-

Frika nga Koronaviru­si ka mbërthyer në vendin tonë në këto ditë, teksa janë konfirmuar disa raste me virus. Skuadra e Laçit ishte e para në vendin tonë që iu drejtua me një komunikatë zyrtare FSHFsë për pezullimin e gjithë kampionati­t. Ja njoftimi i ekipit të Laçit: “Të ndodhur në një situatë të vështirë prej COVID-19, të gjithë e kanë parë se si shumë shtete të zhvilluara kanë pezulluar çdo lloj aktiviteti sportiv. KF Laçi kërkon publikisht nga Federata Shqiptare e Futbollit që ta marrë seriozisht gjithçka po ndodh anembanë botës dhe të merret në konsiderat­ë pezullimi i futbollit edhe në vendin tonë. Është shumë e rëndësishm­e që të mbrojmë futbollist­ët dhe stafin, të gjithë ata që duhet të bëjnë një punë të përditshme për të qenë gati për ndeshje. Kjo e rrit mundësinë që edhe futbollist­ët të preken nga Koronaviru­si. Udhëzimet janë të qarta: ‘Qëndroni në shtëpi’. Këtë nuk mund ta bëjnë ata që merren me futboll në vendin tonë. Arsyet pse duhet të ndalim janë të shumta, duke nisur nga shëndeti. Ai është i pari dhe bota e sportit duhet të përcjellë mesazhe ndaj popullatës.

Së dyti, para, gjatë dhe pas ndeshjes është e paevituesh­me kontakti fizik mes 22 sportistëv­e që ndodhen në fushë. Së treti, po nëse ndodh që ndonjë futbollist të preket nga Koronaviru­si? Kështu do të jepnim kontribut negativ në përhapjen e këtij virusi, që për momentin ka nënshtruar botën dhe ka shkaktuar me mijëra viktima. Mund të gjenden me dhjetëra arsye se pse edhe në Shqipëri do të duhet ta ndalojmë futbollin, ndaj edhe një herë i bëjmë thirrje FSHF-së që ta mendojë diçka të tillë, sikurse u kërkojmë edhe klubeve të tjera të mbajnë një qëndrim dhe bashkërish­t të marrim vendimin e duhur për shëndetin e futbollist­ëve, stafeve teknike dhe mjekësore, si dhe të drejtuesve të klubeve e zyrtarëve të ndeshjeve”, ishte thirrja e Laçit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania