Panorama Sport (Albania)

Izolim edhe për Reja & Co në Itali

-

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ndihmësit e tij, stafi mjekësor si dhe shumë prej lojtarëve shqiptarë gjenden në zonë karantine në Itali. Prej disa ditësh, shteti përtej Adriatikut ka mbyllur kufijtë për të mos lejuar qarkullimi­n ndërshtetë­ror. Kësisoj, që nga trajneri dhe stafi i tij, deri te lojtarët si Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elseid Hysaj, Emanuele Ndoj, Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti, Xhakomo Vrioni, Ledian Memushaj e Kastriot Dermaku, mund të ishin pjesë e Kombëtares në ndeshjet e muajit mars, por tanimë do të duhet që të zbatojnë rregullat e vetizolimi­t në qytetet italiane ku jetojnë. Si për të gjithë, edhe Shqipëria pret vendimin e UEFA-s të martën se çfarë do të ndodhë me datat e kombëtarev­e në mars.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania