NDAHET NGA JETA ISH-GJYQTARI, NAMIK JARECI

Ditë e zezë për Sokol Jarecin, shefi i Sektorit të Arbitrave humb të atin

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare Namik Jareci, figurë e njohur në mjediset sportive në vendin tonë. Ai prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Karriera sportive e Namik Jarecit është e lidhur kryesisht me klubin e futbollit Dinamo, ku ai bashkë më të vëllain, futbollist­in pastaj trajnerin e shquar Skënder Jareci, do të ishin nga të parët në krijimin e klubit duke dhënë një kontribut të madh shumëvjeça­r në historinë, rezultatet, sukseset e Dinamos në periudhën e viteve ‘60, përfshirë aktivitete­t kombëtare e ndërkombët­are. Pastaj, pjesa e dytë e karrierës do të jetë ajo si arbitër futbolli, e nisur menjëherë pasi u nda me futbollin e luajtur. Edhe në këtë rol Namik Jareci do të shfaqej si një arbitër modern, i përgatitur, duke vazhduar e përcjellë në nivele të larta traditën e arbitrimit shqiptar. Për më shumë se dy dekada, vërshëllim­a e tij do të dëgjohej në shumë stadiume të vendit, tejet i respektuar nga lojtarët, drejtuesit e trajnerët. Pa u ndarë nga futbolli, Namik Jareci do të ishte më pas edhe një vëzhgues i Federatës Shqiptare të Futbollit, një detyrë e kryer me korrektësi, edhe në këtë detyrë gjithmonë i angazhuar në formimin e arbitrave të rinj. Krahas emrit, kontributi­t që vëllezërit Jareci, Skënder e Namik kanë dhënë në futbollin kombëtar, një tjetër emër do të ndiqte rrugën e Namik Jarecit, djali i tij Sokol Jareci, një ndër arbitrat e dalluar, edhe i FIFA-s, sot në krye të Sektorit Shqiptar të Arbitrimit. Redaksia e “Panorama Sport” i shpreh ngushëllim­e familjes së Namik Jarecit për humbjen e njeriut të dashur.

Shefi i Sektorit të Arbitrave në FSHF ka humbur ditën e djeshme të atin Namik Jareci, ish-futbollist dhe ish-arbitër. Lajmin e trishtë e dha vetë kreu i arbitrave të futbollit shqiptar, Sokol Jareci, në faqen e tij zyrtare në rrjetin sociale “Facebook”. Namik Jareci, i cili vuante prej shumë kohësh i sëmurë, u dallua si futbollist i Dinamos në vitet ‘50-‘60. Ai ishte vëllai i ikonës së Dinamos dhe futbollit shqiptar, Skënder Jareci. Njoftimi i Sokol Jarecit: “Të dashur miq, shokë dhe dashamirës! Ju njoftoj se babai, Namiku, sapo u nda nga kjo jetë. Varrimi bëhet nesër (sot) ora 12:30 në varrezat e Sharrës. Meqenëse jemi në një situatë të jashtëzako­nshme, për të qenë korrekt me protokolli­n e kësaj situate duhet të evitojmë takimet dhe grumbullim­et, prandaj ngushëllim­et i presim edhe nëpërmjet mesazheve. Ju lutem të na mirëkupton­i, ashtu siç edhe ne do t’ju mirëkuptoj­më ju të gjithëve. Në gëzime jua kthefshim! Me respekt, Familja Jareci”.

Namik Jareci

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.