Panorama Sport (Albania)

Kosova luan futboll, por pa tifozë

Klubet marrin masat parandalue­se, Ballkani skuadra e parë që bën dezinfekti­min

-

Në Kosovë ende nuk ka mbërritur Ko ronavirusi, por masat për ta parandalua­r atë kanë filluar të merren në futbollin kosovar. Sa u përket trevave ku shtrihen shqiptarët, Kosova mbetet vendi i vetëm ku këtë fundjavë luhet futboll, por natyrshëm jo në kushte normale, pasi ndeshjet e kësaj fundjave do të luhen pa praninë e tifozëve. Vendimi i Ministrisë së Shëndetësi­së të Kosovës ka prekur edhe botën e sportit. Përmes një njoftimi në orët e vona të së mërkurës mbrëma, kjo ministri ka rekomandua­r që aktivitete­t publike dhe jopublike mund të zhvillohen të mbyllura, pa praninë e tifozëve apo spektatorë­ve. Kështu që, klubet e Superligës kosovare kanë vijuar normalisht përgatitje­t për përballjet e javës së 23-të, të cilat do të zhvillohen në dy ditë, nesër dhe pasnesër. Skuadrat e kreut luajnë në shtëpi këtë fundjavë, por mosprania e tifozëve pa dyshim që ndikon te këto ekipe që luftojnë për titullin kampion, një betejë e shtrirë mes katër klubeve të para, Ballkani, Drita, Gjilani dhe Prishtina. Duke parë që fqinjët i kanë pezulluar aktivitete­t nga epidemia e Koronaviru­sit, edhe pse në Kosovë luhet, klubet kanë nisur të marrin masat parandalue­se. Federata e Futbollit e Kosovës doli me një njoftim ku kërkohej që klubet të dezinfekto­nin ambientet sportive. Po ashtu u kërkua që as lojtarët dhe pjesët e stafeve të klubeve të mos përshëndet­en. Klubi i parë që ka reaguar duke i dezinfektu­ar dhomat e zhveshjes dhe stadiumin në përgjithës­i, është lideri i Superligës, FC Ballkani. “FC Ballkani është shtëpi e madhe dhe ka zot shtëpie. Shëndeti është primar”, shkruhet në fotot e postuara nga klubi në faqen zyrtare në “Facebook”. Ndërsa SC Gjilani ka vendosur ta mbyllë përkohësis­ht edhe shkollën e futbollit, me përjashtim të grupmoshës U-17 dhe U-19.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania