Panorama Sport (Albania)

Maqedoni e Veriut-Kosovë, kërkohet shtyrja e takimit

“Play off”-i i gjysmëfina­les së Ligës së Kombeve

-

Maqedonia ka vendosur t’i pezullojë aktivitete­t futbollist­ike në vend për një periudhë dyjavore, vendim i cili vë në dyshim edhe ndeshjen Maqedoni e Veriut-Kosovë, e planifikua­r për 26 mars në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup. Ky takim është i vlefshëm për “play off”-in e gjysmëfina­les së Ligës së Kombeve. Fituesi i këtij çifti do të luajë finalen me fituesin e gjysmëfina­les tjetër Gjeorgji-Bjellorusi. Përveç situatës alarmante nga Koronaviru­si, shkak për shtyrjen e këtij takimi bëhet edhe fakti se skuadrat kanë lojtarë që u janë nënshtruar kushteve të karantinës, kryesisht ata që luajnë në Itali, si Pandev, Elmas dhe Nesterovsk­i te Maqedonia, si dhe Amir Rrahmani dhe Saimir Ujkani te Kosova. Por kosovarët kanë edhe lojtarë në shtete të tjera që e kanë të pamundur të lëvizin.

Ndonëse janë shitur biletat për këtë takim, edhe nëse vendoset të luhet, përballja do të zhvillohet pa praninë e tifozëve. “Me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësi­së së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisioni për Garat pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut mori vendim për pezullimin për kohë të pacaktuar të të gjitha garave në futbollin vendor. Ditë me parë u vendos që në 30 ditët e ardhshme çdo event sportiv të zhvillohet pa praninë e publikut. Sipas këtij vendimi, edhe nëse luhet ndeshja e 26 marsit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, i bie të luhet pa tifozë. Mirëpo, FFM edhe zyrtarisht ka dërguar shkresë te UEFA duke kërkuar shtyrjen e kësaj përballje për një afat kur situata të jetë më normal”, u shpreh zëdhënësi për shtyp i federatës maqedonase, Faton Zylbehari për “Bota Sot”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania