Panorama Sport (Albania)

Maqedonia pezullon futbollin

-

Federata e Futbollit e Maqedonisë vendosi t’i pezullojë të gjitha aktivitete­t futbollist­ike. Vendimi u mor pas rekomandim­eve dhe ndalimeve të fundit nga Ministria e Shëndetësi­së për parandalim­in e virusit COVID– 19, të cilat përfshijnë ndalime në të gjitha tubimet publike dhe private, pavarësish­t nga madhësia dhe numri i pjesëmarrë­sve, koncerte, teatro, kinema, palestra. Më parë, në përputhje me rekomandim­et dhe ndalimet e qeverisë së Maqedonisë për parandalim­in e Koronaviru­sit, Komisioni për Futboll i Rinisë ka vendosur t’i pezullojë të gjitha ndeshjet e kategorive të të rinjve dhe ndeshjet e Ligës së Fëmijëve të FFM-së në dy javët e ardhshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania