Panorama Sport (Albania)

Ndeshja e vetme që u luajt dje në Shqipëri

- Z.Qypi

Ndeshja më e rëndësishm­e e javës së 15-të (e prapambetu­r) e Grupit B për të rinjtë në Kategorinë Superiore, mes Teutës dhe Apolonisë konfirmoi skuadrën durrsake si pretendent­en kryesore për të rikthyer titullin kampion në Durrës. Kjo ishte ndeshja e vetme zyrtare që u luajt dje në Shqipëri dhe që mbylli edhe këtë javë futbollist­ike. Teuta fitoi 2-1 në “Niko Dovana”, me nga një gol të shënuar në çdo pjese. Muka realizoi në pjesën e parë, i cili në minutën e 6-të shënoi një supergol në trekëndësh­in e portës, nga një distancë rreth 25 metra. Më pas loja u karakteriz­ua e fortë në mesfushë, por në të 37-ën minutë ishin miqtë, që barazuan me Krasniqin, i cili shënoi mjaft bukur me kokë. Por Teuta arrin ta zgjidhë në pjesën e dytë, ku Anxhelo Duka në minutën e 75-të shënoi golin e fitores dhe shpërbleu besimin dhe lojën e bluve. “Djemtë e detit” arritën të ruanin me fanatizëm fitoren dhe të mbanin vendin e parë. Teuta ndodhet në pozita komode pas 16 javëve të para të këtij sezoni. Një humbje që djeg shumë për skuadrën fierake, e cila ka mbetur në vendin e 2t të klasifikim­it dhe me një diferencë prej 10 pikësh nga Teuta kryesuese.

 ??  ?? Teuta U-19 duke festuar fitoren e djeshme
Teuta U-19 duke festuar fitoren e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania