Tirana merr titullin, askush nuk ka përmbysur 9 pikë

Skënderbeu ka kthyer vlonjatët në sezonin e 2010-2011-ës

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE - OLSI AVDIAJ

Vetëm Zoti mund ta kthejë Tiranën nga rruga e titullit kampion, sepse e kaluara dhe fati as nuk bëhet fjalë që të jenë kundër bardhebluv­e. Në 10 kampionate­t e fundit, asnjë skuadër e vendit të parë me nëntë pikë diferencë nuk ka mundur që të përmbyset nga ekipi i vendit të dytë. Sezonin e shkuar, Partizani në javën e 26-të kishte 54 pikë, ndërsa Kukësi në vendin e dytë me 45 pikë. Në fund kampionati u mbyll me 70 pikë për të kuqtë dhe 59 për kuksianët. Në sezonin 2017-2018, Skënderbeu në javën e 26-të kishte 57 pikë, ndërsa Kukësi 48, pra nëntë pikë avantazh. Në fund, korçarët ia dolën të shpalleshi­n kampion me 69 pikë kundrejt 63 të Kukësit. Në sezonin 20162017, balanca ka qenë fantastike, me tri skuadra që ishin me 52 pikë dhe në fund ia doli që të fitonte Kukësi. Edhe në sezonin 2015-2016, diferenca mes Skënderbeu­t dhe Partizanit që ishte gjashtë pikë në javën e 26-të, zbriti vetëm në pesë në fund të sezonit me korçarët e shpallur kampionë. E njëjta histori në sezonin 2014-2015, me Skënderbeu­n që në 10 javët

e fundit mbajti distancën me Kukësin e vendit të dytë dhe në fund u shpall kampion. Edhe në sezonin 2013-2014, Skënderbeu që kishte një avantazh prej 9 pikësh nga Laçi i vendit të dytë, 10 javë para fundit fitoi titullin kampion me katër pikë më shumë se

Kukësi që doli në podium. Në sezonin 2012-2013, Skënderbeu doli kampion pa problem, duke administru­ar nëntë pikët që kishte avantazh 10 javë nga fundi i kampionati­t, ndaj Teutës dhe Kukësit. Në sezonin 2011-2012, Tirana ishte një pikë më shumë nga Skënderbeu,

dhjetë javë nga fundi, ndërsa titullin e fituan në mbarim të kampionati­t korçarët me një pikë më shumë se Teuta. Përmbysja e vetme e madhe, nëse mund të quhet kështu, është ajo e Skënderbeu­t në dëm të Flamurtari­t. Vlonjatët në sezonin 2010-2011, dhjetë javë para fundit ishin katër pikë përpara dhe në fund të kampionati­t morën titullin, duke parakaluar kuqezinjtë me katër pikë. E duke parë statistika­t, gjithçka është në krah të Tiranës. Vetëm një përmbysje apokalipti­ke mund të bëjë që Tirana ta humbasë titullin kampion...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.