Panorama Sport (Albania)

Tirana nis dezinfekti­min, “ndalesa nuk pëlqehet”

-

Pas vendimit të federatës, klubi Tirana ka vendosur që të ulë qepenat. Menjëherë janë marrë masat për dezinfekti­min e ambienteve të stërvitjes, ndërsa skuadra do të dalë në stërvitje vetëm të hënën, gjithmonë nëse hiqet ndalimqark­ullimi. Po kështu, po shihet mundësia e kryerjes së testeve për Koronaviru­sin që të gjithë futbollist­ët të jenë të qetë. Nga ana tjetër, bardhebluv­e u është këshilluar që të qëndrojnë në shtëpi. Gjatë ditës së djeshme në momentet e fundit është anuluar konferenca për shtyp, stërvitja dhe udhëtimi drejt Ballshit. Fakt është që bardheblut­ë nuk deshën që kampionati të ndalej, pasi ishin në ritëm maksimal dhe kërkonin fitoren e radhës në kampionat që do t’i afronte më shumë me titullin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania