Panorama Sport (Albania)

Bylisi bën çudira, të shtunën projekton miqësore me Apoloninë

Trajneri Dovedan: Tani të plotë, duam ta ndalim Tiranën në ndeshjen e radhës

- SKUADRA Erjon Saliu

Bylisi ishte duke kryer stërvitjen në momentin që në klub ka mbërritur lajmërimi nga FSHF për pezullimin pa afat të kampionati­t. E megjithatë, seanca ka vazhduar e do të vazhdojë deri në fundjavë. Trajneri Dovedan dhe skuadra do ta respektojn­ë programin, e madje kanë menduar që të luajnë edhe një ndeshje miqësore të shtunën me Apoloninë e Fierit, të paktën deri tani ky test është në plan nga akordi që kanë gjetur dy klubet dhe stafet respektive. Trajneri Veljko Dovedan, i kontaktuar nga “Panorama Sport”, flet për ndërprerje­n e garës. “E morëm vesh në stërvitje që pezullohet kampionati. Kemi qenë në kushte grumbullim­i e tërë skuadra gjithë javës e natyrisht duke respektuar prej dy ditëve të fundit edhe masat e forta për higjienën. Presidenca

na ka krijuar kushte, sepse dihet që disa lojtarë janë të grumbullua­r në hotel, disa kanë shtëpi në Ballsh dhe në Fier që u janë siguruar nga klubi. Normalisht që ne ishim përgatitur që të luhej, por kur bëhet fjalë për një virus, ne do ta zbatojmë rregullore­n e federatës dhe organizmav­e të tjerë”, tha Dovedan.

– Dovedan, i pyetur edhe për ecurinë e Bylisit deri tani, ka dhënë mendimin e tij. “Na ka munguar fati. Skuadra ka pasur raste, madje e kanë parë të gjithë që ka shpërdorua­r edhe penallti dhe kjo vjen nga mungesa e fitoreve që është kthyer në ngërç javë pas jave. Lojtarët aty janë, impenjimi në stërvitje vijon të jetë si më parë, kështu që më besoni, nëse marrim një fitore në ndeshjen e radhës, do të shohim atë Bylisin e pjesës së parë të sezonit. Pastaj mos harroni, u dëmtua Ymeralilaj në pjesën e parë, u dëmtuan Peposhi e Ndreca apo dhe Bivaj e Goxhaj. Me kontingjen­tin që ne kemi, e kemi shumë të vështirë që të improvizoj­më dhe skuadra të jetë e njëjtë. Por, tashmë që grupi është i plotë, besoj se edhe kjo ndërprerje na shërben, sepse do të jemi me skuadër më të plotë e për më tepër që edhe tifozët do t’i kemi. Ne kemi dy ndeshje në shtëpi, me Tiranën e Teutën. Imagjinoni t’i luajmë pa tifozë, është me të vërtetë ndikuese te skuadra jonë”, tha Dovedan

PROGRAMI – Trajneri është pyetur se çfarë do të bëjë skuadra duke qenë se tashmë gara është pezulluar. “Po ne kemi siguruar një miqësore në Fier. Do të jetë një test që na vlen, sepse tashmë kampionati është në kulmin e vet dhe lojtarët e kanë të domosdoshm­e që të luajnë. Kemi menduar me Apoloninë, duke qenë se jemi afër. Skuadra do të vazhdojë programin deri ditën e shtunë. Pastaj, për sa i përket vijimit, duke parë se çfarë do të ndodhë, do të bëjmë edhe ne si të gjithë”, tha trajneri i Bylisit, Dovedan.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania