Panorama Sport (Albania)

Laçi kënaqet nga ndalja e Superiores, shpresë për Nuabuezen

-

Ekipi i Laçit po bën festë sportive nga ndalja e kampionati­t. Skuadra e Armando Cungut ishte e para që kërkoi ndaljen e ndeshjeve, dëshirë, e cila iu plotësua nga federata. Në fakt, veç stërvitjes dhe kontrollit të përhapjes së Koronaviru­sit, te Laçi shpresojnë që të riaftësojn­ë me urgjencë sulmuesin kryesor të skuadrës, Nuabuezen. Lojtari, i cili ka shënuar 17 gola, është dëmtuar që para sfidës me Tiranën, pikërisht në ndeshjen me Bylisin. Amerikani ndikoi shumë në lojën e kurbinasve që humbën një shans të madh për të marrë vendin e dytë në kampionat. Kujtojmë që Laçi është kthyer në shtëpi nga transferta kryeqyteta­se me zero pikë. Duke parë që skuadra kërkon të luajë medoemos në Europë, kurbinasit duan që të fitojnë me Teutën, një rival direkt për vendin e tretë. Skuadra kurbinase në kryeqytet vuajti mungesat e Toros, Gjonit, Nuabuezes. Të gjithë këta lojtarë pritet të kthehen në ekip për arsyen e vetme që një tjetër gabim do t’i kushtonte shumë ekipit kurbinas. Aktualisht, Laçi është në vendin e tretë me 41 pikë, duke qenë pretendent­i kryesor për të luajtur nga kampionati në Europë. Skuadra e Cungut këtë sezon ka kaluar shumë peripeci, ndërsa një nga goditjet e forta ka qenë eliminimi nga Kupa e Shqipërisë. Me kthimin e Nuabuezes në skuadër shanset për një fitore të Laçit ndaj durrsakëve shtohen ndjeshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania