Panorama Sport (Albania)

Rama: Futboll pa kontakte, ta luajmë në “Play Station”

“Gjendja e lojtarëve jo optimale, të rënduar psikologji­kisht”

- ILIR CARA

Partizani i ka vijuar përgatitje­t edhe gjatë paradites së djeshme, ndonëse situata për të vazhduar kampionati­n dukej disi e çuditshme pasi epidemia e Koronaviru­sit ka bllokuar pjesën dërrmuese të jetës së përditshme. Klubi i kuq i ishte bindur vendimit të FSHF-së për të luajtur pa tifozë javën e 27-të, kështu që ishin marrë të gjitha masat mbrojtëse dhe parandalue­se. Nga frika, disa pjesëtarë të skuadrës edhe gjatë seancës së djeshme nuk i kanë hequr maskat mbrojtëse nga fytyra si dhe dorezat plastike në duar. Por, pas përfundimi­t të seancës së djeshme, lojtarët dhe stafi kanë qenë disi më të qetë, pasi u është komunikuar se janë ndërprerë aktivitete­t, kështu që Partizani ka ndërprerë edhe përgatitje­t. Ndeshja e radhës me Skënderbeu­n është shtyrë dhe rikthimi do të mësohet pas një vendimi të dytë të federatës.

Olsi Rama - Në një prononcim për “Top Channel” drejtori i përgjithsh­ëm i Partizanit ka folur në lidhje me situatën e Koronaviru­sit, ku si fillim është marrë me letrën këshillues­e që FSHF u shpërndau klubeve. Sipas Ramës, këshillat e federatës sollën ilaritet, pasi një nga rekomandim­et ishte që lojtarët të shmangnin kontaktet fizike me shokët në stërvitje dhe me kundërshta­rët. Për Ramën futboll pa kontakte nuk ka, ndaj nëse duhej që të mbyllej kampionati, duke iu referuar këshillës së distancës, i binte që më mirë klubet të luanin “Play Station” dhe verdiktet të shpalleshi­n aty. “Kemi pasur një komunikim nëpërmjet një letre që federata ka sjellë pranë klubit. Disa prej këshillave ishte pjesa bazike, sa i përket higjienës që duhet t’i ketë parasysh çdo person, jo vetëm futbollsit­ët. Ka edhe një pjesë shumë interesant­e ku na kërkohet neve dhe mjekut të ekipit që t’ua bëjmë të qartë lojtarëve që të shmangin kontaktin fizik në momentet e ndeshjes dhe stërvitjes. Unë nuk e si mund të bëhet kjo, diçka që shkaktoi njëfarë ilariteti te të gjithë, sepse nëse do të luajmë futboll, le të bëjmë futboll. Nëse duhet të mbyllim kampionati­n, le ta luajmë në ‘PlayStatio­n’ në distancë dhe pastaj aty shpallim kampionin”, u shpreh fillimisht drejtori Rama. Në pjesën e fundit, drejtori i të kuqve foli për vendimin e ndërprerje­s, që e vlerëson, pasi dihet që lojtarët nuk ishin të qetë psikologji­kisht nga situata. “Mendoj që asnjë masë nuk është e tepërt, në këtë situatë ku jemi. Duhet marrë parasysh që lojtarët, për vetë natyrën e punës që duhet të jenë në kontakt të vazhdueshë­m me shokët gjatë stërvitjes, apo me kundërshta­rët gjatë ndeshjes, qetësia e tyre nuk është aspak aty ku duhet të jetë. Gjendja e lojtarëve vërtet që nuk është optimale, pasi janë të rënduar gjithashtu nga ana psikologji­ke”, përfundoi drejtori i të kuqve të kryeqyteti­t.

 ??  ?? Uilliam Melo dhe Theofilus Solomon me maska mbrojtëse në autobusin e klubit para
seanës së djeshme
Uilliam Melo dhe Theofilus Solomon me maska mbrojtëse në autobusin e klubit para seanës së djeshme
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania