Panorama Sport (Albania)

Lojtarët, urdhër që të rrinë në shtëpi

-

Me seancën e djeshme Partizani u ka dhënë fund përgatitje­ve për këtë javë, pasi zyrtarisht është shtyrë ndeshja me Skënderbeu­n e planifikua­r që të luhej nesër. Pas vendimit për shtyrjen e aktivitete­ve për këtë fundjavë, lojtarët e Partizanit janë shpërndarë pranë familjeve dhe banesave ku jetojnë. Klubi i ka pajisur të gjithë lojtarët me masat mbrojtëse, si maska, doreza dhe dezinfekta­ntë, si dhe i ka urdhëruar ata që të rrinë në shtëpi duke evituar sa më shumë kontaktet me ambientin e jashtëm. Lojtarëve, përveç udhëzimeve për t’u mbrojtur nga Koronaviru­si, u është dhënë edhe një program që duhet të ndjekin për të ruajtur disi formën fizike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania