Panorama Sport (Albania)

Ndërprerja i vjen në ndihmë Trashit

-

Trajneri Sormani i kishte bërë planet ndaj Skënderbeu­t të luante pa praninë e Lorenc Trashit. Mbrojtësi mungon që nga 22 shkurti, ku gjatë një përplasje me portierin Hoxha pësoi dëmtime në fytyrë. 27-vjeçari ka nisur fazën e rikuperimi­t, por edhe për këtë javë ishte planifikua­r që të mos i bashkohej ekipit. Trashi konsideroh­ej mungesë e sigurt për sfidën me Skënderbeu­n, që sipas kalendarit duhet të luhej nesër. Por ndërprerja ka ardhur si me porosi në kampin e kuq, pasi tani Trashi ka kohën e mjaftueshm­e për t’u rikuperuar dhe për të mos e humbur takimin me Skënderbeu­n. Ndërprerja i vlen edhe vetë klubit, që është i rënduar psikologji­kisht nga humbjet radhazi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania