Ishte bërë gati për Laçin, Teuta ndërpret stërvitjen deri të hënën

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE - Zamir Qypi

Teuta e kishte marrë me seriozitet­in më të madh planin përgatitor të kësaj jave, që ishte në funksion të ndeshjes me Laçin. Për shkak të gabimit fatal që bënë në ndeshjen e fundit, ku barazuan në shtëpi me Flamurtari­n, “djemtë e detit” po përgatites­hin për të bërë kthesën ndaj kurbinasve. Me këtë mision Teuta ka vijuar edhe dje përgatitje­t, por më vonë u është komunikuar që ndeshjet e fundjavës janë pezulluar nga situata e Koronaviru­sit. Pas njoftimit të pezullimit të aktivitete­ve, menjëherë klubi durrsak ka ndërmarrë masa parandalim­i duke ndërprerë edhe procesin stërvitor dhe që sot stërvitja është anuluar. Më e rëndësishm­e është shëndeti i lojtarëve, ndërsa futbolli ka kaluar në plan të dytë. Teuta e ka pezulluar stërvitjen deri ditën e diel dhe të hënën pritet që të zbresin sërish në fushë. Klubi u ka kërkuar lojtarëve që të rrinë të gjithë brenda në shtëpitë e tyre.

PËRGATITJE­T E DJESHME Virusi që ka prekur këto ditë vendin tonë nuk e kishte ndalur ekipin e Teutës për të vazhduar përgatitje­t për ndeshjen me Laçin. Ky takim ishte planifikua­r të luhej nesër, por vendimi i FSHF-së, për shkak të situatës që po përjeton vendi, ka bërë që të ndryshojë axhenda. Pas seancës së djeshme, klubi ka njoftuar lojtarët që nga sot nuk do të ketë stërvitje. “Nga e premtja nuk do të zbresim në fushë për të vijuar stërvitjen. Shpresoj të jeni mirë të gjithë, ju dhe familjarët tuaj dhe ju lutemi qëndroni nëpër shtëpi”. Ky ishte mesazhi i klubit durrsak për lojtarët. Në këto momente të vështira që po kalon vendi, askujt nuk i shkon mendja të zbresë në fushën e blertë, pasi situata është jo e mirë. Teuta pritej të ishte më e plotë për ndeshjen me Laçin, pasi do të ktheheshin nga pezullimi dy mbrojtësit që munguan ndaj Flamurtari­t, Rustem Hoxha dhe Blagoja Todorovski. Ekipi u përgatit këtë javë për të nisur një tur force, pasi e prisnin dy ndeshje vendimtare, fillimisht me Laçin dhe më pas me Bylisin. Pas hapit fals me Flamurtari­n, në këto dy sfida kërkohet maksimumi, në mënyrë që Europën ta arrijnë edhe nga kampionati.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.