Panorama Sport (Albania)

Novi: Ndërprerja vendim i drejtë, shëndeti është para futbollit

- Tomor Shehu

Teksa Luftëtari i drejtuar nga trajneri Neritan Novi ishte duke u dhënë dorën e fundit përgatitje­ve për sfidën e sotme me Kukësin në kampin bluzi pak minuta se trajneri të dilte në konferencë­n për shtyp nga FSHF-ja mbërrin lajmi i ndërprerje­s së garës deri në një afat të dytë. Trajneri Neritan Novi, teksa u njoh me këtë fakt për “Panorama Sport” bëri të ditur lajmin e shpërndarj­es së skuadrës deri ditën e hënë. “Paraditen e djeshme vijuam normalisht përgatitje­t për ndeshjen me Kukësin me opsion shpalosjen e lojës tonë më të mirë. Të gjithë lojtarët për ndeshjen e sotme ishin të gatshëm në shërbim të skuadrës për të marrë më të mirën nga takimi. Për më shumë se 90 minuta punuam me lojtarët për të korrigjuar dobësitë në ndeshjen e fundit, edhe pse ndaj Bylisit zhvilluam lojë të mirë”, u shpreh fillimisht Novi. Moszhvilli­mi i javës së 27-të, sipas Novit,

erdhi në kohën e duhur, falë dhe vendimit perfekt të FSHF-së. Novi lidhur me këtë vendim për “Panorama Sport” u shpreh: “Pas konsultime­ve me presidenti­n e skuadrës, Bekim Halilaj, morëm vendimin e shpërndarj­es së ekipit deri ditën e hënë. Nuk mund të vazhdonim stërvitjen bashkë, pasi mbi futbollin është jeta e lojtarëve, e të gjithëve. Një masë e drejtë e ndërmarrë nga institucio­ni i futbollit, e ardhur në kohën e duhur dhe për më shumë në pikën më të ndjeshme të epidemisë së Koronaviru­sit që pushtoi vendin tonë. Pavarësish­t ndërprerje­s së kampionati­t, lojtarëve ua kemi bërë të ditur programin stërvitor deri në detaje, të cilin duhet ta zbatojnë me përpikëri në shtëpi. Për gjithsecil­in kemi ndarë programe pune me qëllim vijimësinë e përgatitje­ve për të mbajtur gjallë frymën e grupit dhe situatën e postndeshj­es me Bylisin. Jemi në pritje të një urdhri të dytë, në pritje të kalimit me sa më pak pasoja të Koronaviru­sit në vendin tonë dhe gjithë botën. Shëndeti mbi të gjitha, më pas futbolli”. Luftëtari në ndeshjen e planifikua­r për t’u luajtur sot ndaj Kukësit pritej të ishte i kompletuar, teksa nuk kishte lojtarë të skualifiku­ar dhe të dëmtuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania