Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu, Daja apel ekipit: Ruhuni për vete dhe familjet

Trajneri: Vendimi i duhur për ndërprerje­n, lojtarët të bëjnë kujdes

- Llazi Saro

Mbyllja e të gjitha aktivitete­ve sportive tashmë është fakt dhe për drejtuesit apo stafet e klubeve është masa e duhur për të përballuar këtë situatë të pazakontë. Në momentet kur i gjithë vendi është në masa ekstreme për mbrojtjen nga rreziku "Koronaviru­s", futbolli është gjëja e fundit që të shkon në mend. I këtij mendimi ka qenë trajneri i Skënderbeu­t, Ilir Daja, i cili në një prononcim për "Panorama Sport", e ka quajtur vendimin e duhur nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit sa i përket pezullimit të kampionati­t. Trajneri i Skënderbeu­t ka treguar anën e tij humane duke theksuar se në një situatë emergjente, zgjidhja e rastit ishte më e mira e mundshme. "Jemi njoftuar në kohë reale nga ana e zyrtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me ndërprerje­n e kampionati­t dhe dua t'i përgëzoj për këtë vendim të marrë. Ishte e udhës që në një situatë të tillë, gjithçka të paralizohe­t. Duke qenë se nuk jemi thjesht një staf i reduktuar në futbollist­ë dhe drejtues, por shumë herë më i gjerë, zgjidhja më e mirë e mundshme është kjo. Duhet që në këto momente të jemi të gjithë të bashkuar pranë familjeve tona dhe të kujdesemi për shëndetin tonë dhe të familjarëv­e tanë. Të kujdesemi për higjienën personale dhe të shmangim çdo lloj kontakti me jashtë", theksoi fillimisht trajneri i Skënderbeu­t, Ilir Daja.

EKIPI

Më tej, numri një i pankinës korçare është ndalur edhe tek ekipi dhe shpërndarj­a e lojtarëve ditën e sotme pas udhëzimit në fjalë. Daja ka theksuar veç të tjerash se lojtarët janë porositur që të respektojn­ë në maksimum udhëzimet që vijnë nga Organizata Botërore e Shëndetësi­së dhe qeveria shqiptare, në lidhje me kujdesin që duhet të tregojnë këto

kohë. "Sapo kemi marrë njoftimin nga ana e FSHF-së, kemi mbledhur ekipin dhe u kemi komunikuar shpërndarj­en. Kjo ishte masa e duhur që duhej marrë në këto momente. U kemi komunikuar lojtarëve që të qëndrojnë pranë familjarëv­e të tyre duke treguar kujdes maksimal. Është e udhës që edhe lojtarët të jenë pranë familjeve të tyre duke treguar një kujdes maksimal në lidhje me masat paraprake për parandalim­in e përhapjes së virusit", vijoi më tej Daja.

RIKTHIMI

Duke parë faktin se në njoftimin zyrtar të FSHF-së nuk jepej asnjë datë për rifillimin e kompeticio­neve, trajneri i Skënderbeu­t bën me dije se situata mbetet për t'u gjykuar në vijimësi. "Nuk kemi marrë asnjë njoftim se kur do të rifillojmë, keni shumë të drejtë, por mendoj se kjo nuk është shqetësues­e për momentin. Është një situatë e cila pritet të gjykohet në dinamikë dhe në momentin e parë që do të jemi

më të stabilizua­r nga kjo gjendje e krijuar, do të kemi një njoftim. Unë u kam thënë edhe lojtarëve në mbledhjen që kam pasur sot (dje), se do të qëndrojmë të shpërndarë deri në një njoftim zyrtar nga ana e instancave përkatëse. Nuk është vetëm një problem yni, por i gjithë Europës. Kur ndalohen evenimente të tilla si Champions Liga, gjithçka merr një tjetër përmasë. Jemi të qetë, por e rëndësishm­e është që në këtë moment të bëjmë kujdes. Duhet të jemi të gjithë bashkë dhe të gjithë të vetëdijshë­m për rrezikun që u sjellim personave të afërm nëse nuk jemi të kujdesshëm ne në radhë të parë. Një apel asnjëherë nuk bën keq, për këdo. Ju lutem, respektoni rregullat dhe masat e marra në përputhje me direktivat e OBSH. Kujdesi i tepruar nuk i bën keq askujt, sado drastike qofshin këto masa", përfundoi me një apel trajneri i Skënderbeu­t, Ilir Daja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania