Panorama Sport (Albania)

Vllaznia kryen testet, dalin të gjithë negativë

Shkodranët ndërpresin stërvitjen, por Jonuz e ka mendjen te kampionati

- TESTI Admir Uruçi

Tekniku i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, ka ndërprerë dje stërvitjet e ekipit të tij. Ai, pavarësish­t se një ditë më parë kishte ekzaminuar të gjithë lojtarët, sërish u është bindur vendimeve të mbërritura dhe që dje ka ndërprerë stërvitjet. Dje ai kishte thirrur skuadrën për një proces stërvitor, i cili do të fillonte në orën 15:00, po në të njëjtin orar ai u ka komunikuar lojtarëve të tij se do t'i rikthehen stërvitjes ditën e hënë, gjithmonë nëse organet kompetente do të thonë se ka kushte optimale për t'iu rikthyer punës. Tekniku vlerëson gjendjen e mirë dhe higjienën optimale që është vënë re në skuadër nga mjekët e ekipit. "Ekipi bëri një test të Koronaviru­sit dhe për fat shumë të mirë të gjithë janë negativë. Skuadra ka marrë udhëzimet e nevojshme higjienike. Skuadra do të jetë pushim të paktën deri të hënën dhe do të ndjekim situatën dhe udhëzimet nga autoritete­t kompetente dhe do të veprojmë në përputhje me rrethanat", është shprehur tekniku Jonuz.

Ekipi i Vllaznisë ka nisur punën për takimin ndaj Flamurtari­t ditën e mërkurë, por që e ndërpreu menjëherë ditën e djeshme. Përpara fillimit të seancës së parë dhe të vetme për këtë javë, në kuadrin edhe të protokolli­t të shpërndarë nga Federata Shqiptare e Futbollit për të gjitha klubet e futbollit në lidhje me masat që ata duhet të marrin për procesin stërvitor për të bërë të mundur parandalim­in dhe përhapjen e virusit COVID-19, është bërë një plan pune që është ndjekur nga pjesëtarët e stafit mjekësor, Ilirjan Haxhaja dhe Redis

Mesi. Ata kanë zbatuar të gjitha masat që duhen ndërmarrë për një rast të tillë, duke filluar që nga dezinfekti­mi i dhomave të zhveshjes dhe ambienteve të tjera të fushës ku ekipi ka zhvilluar stërvitjen. Po ashtu, është bërë edhe vendosja e dezinfektu­esve të duarve në të gjitha këto mjedise, ndërkohë që stafi është pajisur me maskat dhe dorezat e duhura. Pjesëtarët e stafit mjekësor u kanë shpjeguar lojtarëve dhe stafit teknik edhe një herë tjetër masat që duhen ndërmarrë gjatë kësaj periudhe, historinë

e këtij virusi dhe po ashtu i kanë udhëzuar se çfarë duhet të bëjnë për mbrojtjen prej tij. Më pas, është vijuar me matjen e temperatur­ës për të gjithë pjesëtarët e skuadrës, teksa të gjithë kanë rezultuar me temperatur­ë normale. Ndërkohë, duke filluar që nga e mërkura dhe për të vazhduar deri dje në orën 10:00, të gjithë pjesëtarët e ekipit kanë qenë sërish në qendrën e rehabiliti­mit të klubit për të bërë matjen e temperatur­ës me kamerë termike dhe po ashtu edhe testin e frymëmarrj­es.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania