Panorama Sport (Albania)

Haruni: Gjyqtarët tallen, kam idhuj Ronaldon e Veliun

"Me Vllazninë shpresoj që të vijë fitorja e parë në shtëpi"

- ERMAL SIKA

Shaqir Haruni ishte "heroi" i Flamurtari­t në Durrës. Në atë ndeshje 20-vjeçari arriti të shfrytëzon­te një vertikaliz­im fantastik të Indio Oliverës, duke treguar klas në kontrollin e topit, driblim dhe goditje. Në një intervistë për "Panorama Sport", Haruni tregon sekretin e momentit përballë Frashërit. Mesfushori thotë se gjyqtarët e shikojnë Flamurtari­n me mospërfill­je, ndërsa thekson se nuk ndihet mirë as kur dëgjon nga kundërshta­rët që u thonë "Pse luani". Idhulli i Harunit në futbollin botëror është Kristiano Ronaldo, ndërsa nga lojtarët vlonjatë, Franc Veliu, teksa dëshiron të ecë në gjurmët e tij. Në ndeshjen me Teutën personalis­ht ishit një nga lojtarët më të mirë në fushë. Mendoni se barazimi ishte rezultat i drejtë?

Mendoj se meritonim të fitonim. Në atë ndeshje ne humbëm shumë raste dhe kemi krijuar shumë volum loje. Nuk e meritonim që të humbitnim në atë ndeshje. Duhet që të merrnim tri pikët në Durrës, pasi zhvilluam një lojë të mirë dhe me dinjitet. Por për shkak edhe të atyre që ju patë, ne nuk mundëm dot që të dilnim me pikë të plota. Megjithatë, ishte një rezultat pozitiv për ne dhe unë jam i kënaqur për këtë, jo vetëm se shënova dhe i shërbeva ekipit, por edhe se morëm një pikë me vlerë. Çfarë menduat kur dolët përballë Frashërit, me atë driblim të nivelit të lartë, teksa ishit shumë i qetë?

Në momentin që e kam marrë topin, të tregohem i sinqertë, mendova t'i shkoja në krah. Pastaj, kur e pashë që doli dhe më ishte afruar shumë, mendova t'ia ngrija nga sipër.

Sa mendoni se ka ndikuar gjykimi në atë takim?

Mendoj se ka ndikuar shumë. Pamjet janë të qarta, jo vetëm këtë ndeshje, por edhe në ndeshje të tjera. Gjykimi ka ndikuar shumë dhe në këto kushte, na kanë dëmtuar. Nuk e kuptoj pse gjithë kjo tendencë kundër nesh. Megjithatë, ne shikojmë përpara dhe kjo na bën edhe më të fortë. Do të vijojmë të bëjmë maksimumin dhe të zhvillojmë ndeshje me sa më shumë dinjitet, jo vetëm për të marrë pikë, por edhe për të kënaqur tifozët tanë.

Çfarë ju thonë arbitrat gjatë ndeshjeve dhe si i shikoni veprimet e tyre?

Shumica e gjyqtarëve na shikojnë me mospërfill­je. Më duket një situatë shumë absurde kjo dhe një veprim aspak normal i tyre. Ne meritojmë respekt, pasi po respektojm­ë kampionati­n dhe këtë gjë e kemi treguar në fushën e lojës. Ne duhet të jemi të qetë dhe të përqendrua­r, për pjesën tjetër do t'ia japim reston në fushë secilit, siç e meriton.

Si e vlerësoni faktin që

lojtarët kundërshta­rë ju thonë 'Pse luani' dhe cilët ju kanë thënë kështu, nëse mund të na zbuloni diçka?

Nuk mund të zbuloj emra, por ju konfirmoj se ka pasur shumë raste. Por, kjo gjë nuk na bënë të ndihemi mirë. Megjithatë, ne shikojmë përpara dhe duhet t'i lëmë pas këto gjëra, të mos ndikohemi aspak dhe të mos demoralizo­hemi.

Si e shikoni ndeshjen me Vllazninë?

E shikoj një ndeshje shumë të rëndësishm­e. Unë shpresoj që të vijë fitorja e parë në shtëpi. Luajmë në Vlorë dhe duhet që të bëjmë maksimumin për të marrë tri pikët. Kam bindjen se me sa më shumë përqendrim, ne do të dalim me sukses nga ky takim. Duhet që të grumbulloj­më sa më shumë pikë deri në fund.

Në çfarë pozicioni luani më mirë në mesfushë?

Luaj në atë pozicion ku e shikon të arsyeshme trajneri, por më mirë ndihem në krahun e majtë të mesfushës. Do të ishit gati të qëndroni te Flamurtari edhe në Kategorinë e Parë?

Po, patjetër që do të isha gati. Por, ky është vendim, i cili i përket klubit. Flamurtari është ekipi ku unë jam rritur dhe ku do të bëj gjithçka për të. Është një kënaqësi e veçantë të përfaqësos­h atë fanellë dhe klub me histori.

Cili është idhulli juaj nga futbollist­ët botërorë?

E kam një idhull. Ai është Kristiano Ronaldo. Më pëlqen në të gjitha aspektet si lojtar dhe e kam pasur qejf që fëmijë. Po nga ish-lojtarët vlonjatë, kujt donit t'i ngjanit dhe që e keni pasur idhull që i vogël?

Do të doja të ecja në gjurmët e Franc Veliut. Veliu është idhulli im nga lojtarët shqiptarë dhe që do të doja t'i ngjaja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania