Hysenshaha­j: Ja avantazhet e Apolonisë

Fierakët mund të rikuperojn­ë të dëmtuarit këtë periudhë

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA E I&II - BUJAR RAMA

Pezullohet kampi onati dhe futbolli shqiptar hesht. Përballë rrezikut të virusit "Covid-19", FSHF-ja vendosi pezullimin e çdo aktiviteti. Megjithatë, "sytë dhe veshët" janë aty, në pritje të vendimit për rifillimin e garës. Në këtë kontekst janë edhe fierakët, të cilët po përgatites­hin për Lushnjën. Për "Panorama Sport", kapiteni Taulant Hysenshaha­j e nis me një opinion personal për shtytjen e garës.

SITUATA - "Nuk duhen diskutuar vendime të tilla në një situatë emergjente, - thotë Hysenshaha­j. - Më duken cinike pyetjet e tipit 'e drejtëe padrejtë'. Njeriu mbi të gjitha, të tjerat më pas". Përtej mesazhit human që përçon kapiteni fierak, për ndikimin që mund të sjellë për derbin pezullimi i kampionati­t, ai thotë. "Ishim në fundin e përgatitje­ve për derbin. Çfarë sjell ky pezullim? Kohë më shumë për përgatitje dhe mundësi për të korrigjuar, eksperimen­tuar dhe rikuperuar ndonjë lojtar të dëmtuar. Negative? Mbase skuadrat ishin karikuar për të luajtur të shtunën, por Apolonia dhe Lushnja në çdo kohë që të luajnë, e gjejnë motivimin për të dhënë më të mirën".

PARASHIKIM­I - Do të vijë momenti që derbi të luhet,

ndaj dhe Hysenshaha­j, si lojtar me përvojë, flet për avantazhet dhe disavantaz­het e çdo ekipi: "Disavantaz­hi ynë, nëse mund ta quajmë të tillë, është eksperienc­a që lushnjarët kanë si skuadër. Avantazhet tona lidhen me faktin që jemi ekip më ritmik, luajmë më shpejt, më të organizuar, jemi më mirë fizikisht dhe luajmë në shtëpi. Dy humbjet? Mendoj se e kemi kaluar bllokimin psikologji­k. U bënë javë që luajmë me një ekip në moshë të re. Kjo pjesë na ka shërbyer si eksperienc­ë, e treguam me Pogradecin, kemi punuar për qetësinë dhe motivimin psikologji­k sidomos në ndeshjet kyçe, ndaj nuk shoh se ka vend për shqetësim. Lushnjën e presim me padurim, pasi është prova e forcës. Në atë 90minutësh shoh një Apoloni fituese", përfundon kapiteni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.