Panorama Sport (Albania)

Shumë lojtarë nga qytete të tjera, Besa në “karantinë

- Feriz Ferizaj

Vendimi i fundit i FSHF-së për pezullimin e të gjitha aktivitete­ve të futbollit në vend ka bërë që Besa në njëfarë mënyre të futet në “karantinë”. Sipas trajnerit Ndriçim Kashami, janë njoftuar të gjithë futbollist­ët që të mos paraqiten në fushën e stërvitjes të paktën deri të martën. “Pasi u njohëm me vendimin e fundit të FSHF-së për ndërprerje­n e kampionate­ve, vendosëm bashkë me presidenti­n Nexhat Bizhdili që të evitojmë grumbullim­in e skuadrës për stërvitje. Ata që udhëtojnë nga Tirana, Peqini, Durrësi, Shijaku, Shkodra dhe Fieri, nga ku i kemi futbollist­ët, nuk duhet ta bëjnë këtë gjë për disa ditë. Më tej, bazuar në situatën që do të ndodhemi, do të marrim të tjera vendime”, ka thënë për gazetën trajneri Kashami. Kavajasit në fakt kanë mbi 90% të futbollist­ëve nga qytete të tjera dhe ata nuk mund të udhëtojnë në këtë situatë çdo ditë, pas vendimit të fundit të qeverisë. Besa që vetëm në javën e fundit e siguroi katërshen e parë, e nis fazën e “play off”-it me Pogradecin kryesues. Kavajasit kanë shanse minimale për Superioren, por presidenti Bizhdili ka shpallur si objektiv vendin e dytë që mundëson pjesëmarrj­en në ndeshjet shtesë. Gara mbetet shumë e fortë, sepse Besa ka tre rivalë përpara, Pogradecin, Apoloninë dhe Lushnjën. Për më tepër, kanë mbetur edhe 6 ndeshje për t’u zhvilluar dhe vendi i dytë është 10 pikë larg.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania