Panorama Sport (Albania)

Ndërprerja e garës, moment reflektimi për Elbasanin

- Vladimir Mema

Pezullimi i kampionati­t ka sjellë edhe ndalesën e përgatitje­ve për verdheblut­ë, të cilët ishin fokusuar te ndeshja e radhës me Ilirinë. Edhe dje elbasanasi­t nuk e ndryshuan programin stërvitor, por vijuan si çdo ditë, nën drejtimin e trajnerit Shkëlqim Lleshanaku. Pas seancës lojtarët dhe stafi teknik u lajmëruan nga klubi se stërvitja do të jetë e bllokuar deri në një njoftim të dytë. Në fakt, duke qenë se një pjesë e mirë e futbollist­ëve të Elbasanit banojnë në kryeqytet, do ta kishin të pamundur të vijonin stërvitjen normalisht me ekipin, duke pasur parasysh masat e fundit që ka marrë qeveria, duke pezulluar udhëtimin nga Tirana drejt qyteteve të tjera. Shpresohet shumë që kjo pauzë e kampionati­t t’i shërbejë skuadrës verdheblu për të reflektuar dhe kur të ristartojë gara të sigurojë qëndrimin në Kategorinë e Parë. Për momentin verdheblut­ë ndodhen në vend të fundit në Grupin B dhe nëse kampionati do të mbyllej sot, ata do të ishin të rënë nga kategoria. Me rinisjen e kampionati­t Elbasani duhet të ndryshojë patjetër “marsh” për të shmangur një disfatë që do të ishte fatale për të. Është ekipi më i rrezikuar me skemën e këtij sezoni, por matematika e mban ende me shpresë mbijetese dhe verdheblut­ë duhet t’i luajnë të gjitha “kartat”. Asgjë nuk është e pamundur dhe duhet një sforco e madhe nga i gjithë ekipi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania