Panorama Sport (Albania)

Dyca: Kemi kualitet, s’e meritojmë “play out”-in

- Bashkim Ramekaj

Veleçiku ishte skuadra e momentit në Grupin A, ku me dy fitore radhazi ka lënë pas në renditje Dinamon dhe Tërbunin, dy rivalë të drejtpërdr­ejtë. Në këtë moment, koplikasit janë të shpëtuar nga rënia, por asnjë nuk ka përfunduar dhe te Veleçiku mundohen të jenë me këmbë në tokë. Nga dje klubi verior po zbaton me korrektësi të gjitha udhëtimet e Federatës dhe qeverisë. Mëngjesin e djeshëm është bërë dezinfekti­mi i fushës sportive të qytetit të Koplikut, si dhe fusha sportive “Reshit Rusi”, ku Veleçiku luan ndeshjet si ekip pritës. Për ndeshjen e radhës me Egnatian ka kohë, sepse kampionati është pezulluar, ndërkohë që një nga titullarët kryesorë të Veleçikut, organizato­ri Denis Dyca thekson se ekipi i tij meriton të qëndrojë në Kategorinë e Parë pa pasur nevojën e ndeshjeve shtesë. Për “Panorama Sport” ai thekson: “Jam i kënaqur me rezultatet e fundit të Veleçikut, ku kemi treguar se nuk jemi ekip që duhet ta diskutojë mbijetesën. Goli ndaj Tërbunit nuk besoj se do të jetë goli i fundit për mua, edhe pse luaj në mesfushë. Uroj të shënoj edhe ndaj Egnatias për të siguruar të tjera pikë qëndrimi. Veleçiku është ekip që nuk meriton të luajë ndeshje shtesë për të siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania