Gjyla, apel për kujdes absolut

Kapiteni Canka vlerëson shëndetin para të gjithave në këto ditë të pazakonta

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA E I&II - ALBAN ALUSHI

Nga gjendja e krijuar për shkak të përhapjes së virusit “Covid 19” dhe pas lajmit të pezullimit të kampionati­t, lushnjarët nuk janë stërvitur dje. Pasi kanë mbërritur të gjithë futbollist­ët në ambientet e brendshme të stadiumit “Roza Haxhiu”, trajneri Ilir Gjyla u ka komunikuar atyre fillimin e pushimit disaditor dhe i ka porositur të bëjnë shumë kujdes gjatë këtyre ditëve. “Me gjendjen që kemi, më duket e drejtë shtyrja e kampionati­t në këtë moment. Menduam ta bëjmë pushim. Nuk kemi marrë urdhër nga presidenca jonë, por kemi përgjegjës­i morale për këtë situatë. Po jua them si mik, si shok, si prind, që të bëni shumë kujdes. Ne e kemi në grup komunikimi­n, por deri të hënën do të jemi pushim. Të hënën stërvitja do të rifillojë në orën 15:00, por duke parë duke bërë, sepse nëse gjendja vazhdon kështu, do t’ju lajmërojmë përsëri”, u është drejtuar futbollist­ëve tekniku i lushnjarëv­e, Ilir Gjyla. Ndërsa kapiteni i verdhejesh­ilëve, Mikel Canka, tha për gazetën “Panorama Sport” se tani në plan të parë është shëndeti i gjithsecil­it. “Po kalojmë një situatë shumë të pazakontë, nuk na ka ndodhur më parë. Tani në plan të parë është shëndeti i futbollist­ëve dhe e kemi të qartë se duhet të ruhemi sa më shumë dhe të bëjmë kujdes”, u shpreh shkurt sulmuesi Canka. Qyteti i Lushnjës po kalon vërtet ditë të pazakonta, ku lëvizjet janë shumë të pakta, ndërsa pjesa më e madhe e njerëzve lëviz me maskë në fytyrë. Shtabi i emergjenca­ve në Bashkinë e Lushnjës ka dezinfektu­ar të gjitha ambientet

publike në qytet. Prej ditësh Lushnja po përgatitet për derbin e programuar për të shtunën me Apoloninë, por tashmë do të ketë më shumë kohë të mendojë për këtë ndeshje, rezultati i së cilës ka rëndësi të madhe për objektivin e Superiores.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.