Krutanët e marrin qetë, Kastrioti nis “pushimet”

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA E I&II - Bujar Balliu

Kastrioti e ka ndërprerë dje stërvitjen kolektive, pas vendimit të FSHF-së për pezullimin e kampionate­ve në vend. Për rifillimin e stërvitjes do të ketë një njoftim të dytë nga drejtuesit e klubit krutan. Trajneri Ramazan Ndreu dhe të tijtë ishin duke u përgatitur për transfertë­n e kësaj fundjave me Korabin, por tashmë programi ka ndryshuar. Kastrioti kryeson bindshëm Grupin A, me 9 pikë diferencë nga Besëlidhja e vendit të dytë, por synimi është për të vazhduar me të njëjtin ritëm deri në fund të kampionati­t. I vetmi lojtar që nuk është 100% gati, është mesfushori Xhulio Mehmeti, i cili vjen nga një dëmtim dhe sapo ka nisur vrapimet individual­e. Mehmeti do të përfitojë nga kjo ndërprerje e kampionati­t dhe në ndeshjen e radhës do të jetë rikuperuar plotësisht. Krutanët e kanë marrë gjithçka me shumë qetësi, pasi nuk ndihen aspak të rrezikuar në krye të renditjes. Edhe pse kthimi në Superiore duket formalitet, trajneri Ndreu mundohet ta mbajë skuadrën në ritmin e duhur për të fituar çdo ndeshje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.