Ndërprerja “favorizon” Turbinën

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA E I&II - Mariglen Miraka

Federata Shqiptare e Futbollit pezulloi dje të gjitha aktivitete­t në vend, për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e Koronaviru­sit. Klubi cërrikas e ka mbështetur këtë vendim, duke e konsiderua­r më se normale ndërprerje­n e kampionati­t, pasi rëndësi ka shëndeti i lojtarëve në radhë të parë, pastaj vjen futbolli. Drejtuesit e Turbinës mbështesin tezën që më mirë të shtyhen ndeshjet e kampionati­t, se të luhen pa tifozë, siç u tha të mërkurën. Turbina ka kështu më shumë kohë në dispozicio­n për ndeshjen e radhës për t’u përgatitur fizikisht dhe psikologji­kisht. Skuadra e trajnerit Vladimir Gjoni vjen pas humbjes me Devollin në transfertë dhe tashmë mbijetesa është bërë mjaft e vështirë, por në lojë janë edhe shumë pikë dhe e rëndësishm­e është që cërrikasit të bëjnë kthesën sa më shpejt. Ata kanë mundësi ta kalojnë momentin e vështirë të krijuar nga rezultatet e dobëta të javëve të fundit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.