Panorama Sport (Albania)

Kundër rrymës, Tomori s’i ndahet fushës

- Edi Spahiu

Të mërkurën, pas vendimit për zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë, në radhët e tifozëve beratas pati pezmatim, ndërsa dje, kur u mor vendimi për pezullimin e kampionate­ve, situata ka ndryshuar disi. Është quajtur logjik vendimi i fundit i FSHF-së, në bashkëpuni­m me qeverinë. Gjatë kësaj periudhe stafi teknik i Tomorit, me në krye trajnerin Kristaq Mile, ka menduar të vazhdojë punën. Pushim është bërë vetëm dje, ndërsa sot stërvitja do të vazhdojë normalisht, por vetëm me futbollist­ët beratas, pasi stafi teknik u ka dhënë leje “jabanxhinj­ve” të largohen. “Jemi skuadra kryesuese e grupit dhe nuk na interesont­e kjo ndërprerje, por është e detyrueshm­e dhe duhet të respektojm­ë vendimin. Nuk na pengon në përgatitje­t tona për fazën finale të kampionati­t. Ndërprerja është diktuar nga rrethanat e krijuara, është normale”, ka thënë për gazetën sulmuesi Estref Daullexhiu, i cili është pranë rikuperimi­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania