Shtyhen sërish dy ndeshjet e së Dytës

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA E I&II - Mariglen Miraka

Gramshi-Mirdita dhe Përmeti-Tepelena, dy ndeshje të prapambetu­ra të Kategorisë së Dytë, nuk janë zhvilluar as dje. Këto dy ndeshje të programuar­a për t'u zhvilluar fundjavën që shkoi, por të shtyra për shkak të kushteve të këqija atmosferik­e, ishin programuar të luheshin të enjten. Megjithatë, ato janë shtyrë përsëri për shkak të situatës së krijuar në vend dhe vendimit të FSHF-së për pezullimin e aktivitete­ve. Gramshi dhe Mirdita bëjnë pjesë në Grupin e Veriut, kurse Përmeti dhe Tepelena në Grupin e Jugut. Drejtuesit e këtyre katër skuadrave duhet të presin vendimin e radhës nga FSHF-ja për datën e zhvillimit të ndeshjeve. Dje u vendos vetëm për shtyrjen e ndeshjeve, pasi situata është e tillë, ku nuk mund të programohe­t asgjë për momentin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.