Panorama Sport (Albania)

Ronaldo i prerë: Juve, nuk kthehem

Sekretari i shëndetit në Madeira: Kristiano dhe familja e tij nuk janë të infektuar

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Pas lajmit të ardhur pak para me snatës së të mërkurës mbrëma, mbi pozitivite­tin me Koronaviru­s të mbrojtësit Daniele Rugani, Kristiano Ronaldo, i cili prej 3 ditësh ndodhet në vendlindje­n e tij, Madeira, doli në kundërsulm të klubit të tij. Sulmuesi nënvizoi se nuk do të udhëtonte në Torino, edhe pse ai pritej ditë përpara në stërvitje, por bllokimi i linjave ajrore dhe vonesa për të marrë një leje të veçantë për të udhëtuar me avionin e tij e ndaluan që të kthehej nën urdhrat e trajnerit Sarri. Por pasi edhe UEFA vendosi që të shtyjë duelin e të martës me Lionin, mbi të gjitha pas lajmit të Ruganit, vetë Kristiano Ronaldo ka nënvizuar se ka vendosur që të hyjë në karantinë, në shtëpinë e tij në ishullin portugez. “Do t’i pres nga shtëpia zhvillimet e lidhura me emergjencë­n sanitare, e cila tashmë do të përfshijë edhe skuadrën time”, ishte mesazhi i prerë i 35vjeçarit, që siç informohet nga organet kompetente luzitane, duket se nuk ka shfaqur asnjë formë të virusit. Fatmirësis­ht për Kristiano Ronaldon, i cili kishte udhëtuar për t’i qëndruar afër të ëmës, e cila sapo kishte lënë spitalin, duket se infektimi i Daniele Ruganit nuk ka përfshirë për momentin sulmuesin, por as edhe një prej familjarëv­e të tij, ndonëse për të mos hasur asnjë surprizë të pakëndshme, si e fejuara Xheorxhina, ashtu edhe djali i tij i vogël dhe të

gjithë pjesëtarët e tjerë dhe miqtë e tij në ngushtë, kanë vendosur që të ngujohen dhe të qëndrojnë për disa ditë në izolim. Gjithsesi, për të qartësuar dhe qetësuar edhe më shumë situatën

rreth futbollist­it të vitit në Itali, ai që ka dhënë një mesazh zyrtar ka qenë edhe sekretari i shëndetit për rajonin e Madeiras, Pedro Ramos: “Qoftë atleti Ronaldo, ashtu sikurse

familja e tij nuk kanë shfaqur simptoma. Kristiano dhe kushdo e shoqëronte është kontrollua­r në hyrje, në aeroport janë kontrollua­r dhe gjithçka është nën kontroll”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania