Panorama Sport (Albania)

Anjeli dhe 121 punonjës të klubit izolohen

-

Pas lajmit mbi pozitivite­tin e Daniele Ruganit, te Juventusi kanë vendosur që të marrin masa drastike, duke parë edhe “kërdinë” që po bën COVID-19 në Itali. Pas mbrojtësit, me urdhër të prerë të klubit për të ndjekur masat e dhëna nga Qendra e Shëndetit Publik në Itali, nga dita e djeshme në karantinë janë futur si presidenti Andrea Anjeli, ashtu edhe 121 punonjës të tjerë të skuadrës bardhezi. Lajmërimi ka ardhur nga vetë klubi kampion Italie: “Si rrjedhojë e lajmit të djeshëm, lidhur me pozitivite­tin e futbollist­it Daniele Rugani, Juventusi ka urdhëruar që 121 persona, mes të cilëve futbollist­ë, stafi teknik, drejtues, shoqërues të skuadrës dhe punonjës të thjeshtë të Juventusit, do të futen në izolim shtëpiak, për të mbajtur nën vëzhgim situatën, sipas normave të autoritete­ve”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania