Panorama Sport (Albania)

Simptomat e para të martën, Daniele Rugani: Ruhuni, ky virus nuk njeh askënd!

-

Pas lajmit se Daniele Rugani ishte infektuar me Koronaviru­s, dje në mëngjes nisën të qarkullojn­ë disa lajme se futbollist­i i ishte nënshtruar provës së tamponit mëngjesin e 8 marsit, përpara ndeshjes me Interin në mbrëmje, por që nuk kanë rezultuar të vërteta. Vetë futbollist­i, pasi është futur në karantinë dhe ka nisur trajtimin nga mjekët, ka nënvizuar se simptomat e para të COVID-19 ka nisur t’i ndiejë ditën e martë. Fillimisht ai është pushtuar nga temperatur­a e lartë dhe më pas ka qenë stafi mjekësor bardhezi, ai që ka diagnostik­uar infektimin me virusin në fjalë dhe ka nisur procedurat efikase.

FLET RUGANI – Mbrojtësi i skuadrës torineze është vizituar dje në spital nga familjarët e tij, ndërkohë që shumë mesazhe urimi për shërbim të shpejtë kanë ardhur nga shokë skuadre (si Pjaniç, Bufon, Dibala etj.), por edhe nga ish-shokë si Alvaro Morata (sulmuesi i Atletikos së Madridit). Ndërkohë, edhe fansat e Juventusit nuk mund të mungonin, të cilët vetë Rugani ka dashur që t’i falënderoj­ë, por edhe t’i këshillojë: “Besoj e keni mësuar lajmin lidhur me mua, por dua thjesht të qetësoj të gjithë ata që janë shqetësuar për mua se jam shumë mirë. Ndërkohë, nisur nga fakti në fjalë, ju ftoj të gjithëve që të vazhdoni të respektoni rregullat, sepse ky virus nuk sheh në fytyrë askënd. Ta bëjmë për veten tonë, por në të njëjtën kohë edhe për të afërmit tanë dhe këdo tjetër që na rrethon. Faleminder­it të gjithëve”, ish-postimi i Daniele Ruganit, i cili ka vënë në alarm jo vetëm shokët e tij bardhezinj dhe çdo punonjës të klubit, por edhe pjesëtarë të skuadrave me të cilat është ndeshur në dy javët e fundit, mes të cilëve Interin, Lionin, SPAL-in dhe Breshan.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania