Panorama Sport (Albania)

Ideja e fundit e PSG-së, shkëmbim Ikardi-Pjaniç

-

Nëse ka diçka që Koronaviru­si nuk mund ta shmangë ato janë planet e merkatos të skuadrave të mëdha dhe ideja e fundit e PSG-së mund të jetë një ndër më bombastike­t e verës së ardhshme, por gjithmonë me shpresën se jeta do të normalizoh­et dhe futbolli gjithashtu. Drejtori teknik i francezëve, Leonardo, po mendon seriozisht që ta shlyejë Mauro Ikardin nga Interi, por vetëm për të përdoruar argjentina­sin për të mbërritur te një dëshirë e radhës së klubit nga Parisi. Bëhet fjalë për Miralem Pjaniçin, një objektiv disavjeçar i transalpin­ëve, por që ndoshta këtë verë mund të bëhet realitet, duke qenë se PSG-ja është gati që t’i ofrojë Juventusit një shkëmbim kokë më kokë me Mauro Ikardin. Ish-kapiteni i Interit ndiqet prej kohësh nga “Zonja e Vjetër”, por ndoshta karta “Pjaniç” mund t’i bëjë të lumtura të dyja klubet në fjalë dhe, pse jo, edhe dy futbollist­ët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania