Panorama Sport (Albania)

Baloteli sulmon: Duhet të kryesonte Juvja që të ndaleshim

-

Mario Baloteli përbën gjithmonë lajm dhe pasi ka vendosur që t’u përgjigjet disa pyetjeve të tifozëve në “Instagram”, në përgjigjet e tij kishte këshilla, por edhe akuza e sugjerime. “Njerëzit më duket se nuk po arrijnë ende ta kuptojnë rëndësinë e asaj që ndodh. Shoh ende shumë njerëz rrugëve dhe kjo është absurde. Qëndroni në shtëpi njerëz, ndryshe do të dal vetë t’ju marr me shpulla, - nënvizon sulmuesi i Breshas, që sulmon Juventusin. – Pse nuk u frenua më parë kampionati? Epo, me sa duket, duhet të rikthehej Juventusi në kryesim të renditjes që ta merrnim këtë vendin. A duhet të rifillojë? Absolutish­t jo, përderisa u regjistrua­n rastet e para të infeksioni­t të lojtarëve. Madje, duhet të frenojmë edhe Champions-in. Si bëhet nëse nuk vendoset titulli dhe ekipeve të Serisë B t’u mohohet ngjitja? Shumë e thjeshtë... Vitin tjetër bëjmë një kampionat me 22 skuadra, ngjisin dy të parat e Serisë B dhe pas dy sezonesh e kthejmë me 20. Zgjidhje ka me shumicë, thjesht nuk duan t’i marrin”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania