Panorama Sport (Albania)

Interi Interi “shmang” “shmang” virusin virusin

Kontakte të vazhdueshm­e me mjekët, por asnjë tampon pa simptoma

- Përgatiti: LEDIO NASE

Ka nisur nga mbrëmja e së mërkurës karantina në ambientet e Interit. I gjithë grupit zikaltër, me futbollist­ët, por edhe stafin teknik, drejtuesit dhe nëpunësit, janë izoluar në banesat e tyre: nuk është zgjedhur një pikëtakimi e përbashkët, megjithatë thelbi nuk ndryshon shumë. “FC Internazio­nale Milano bën të ditur se pas komunikatë­s së Juventus FC lidhur me pozitivite­tin e ‘Covid-19’, do të pezullojë çdo aktivitet sportiv deri në azhurnimev­e të reja”, është lexuar në njoftimin zyrtar.

ASNJË SIMPTOMË – Karantina do të zgjasë 14 ditë nisur nga mbrëmja e sfidës mes Juventusit dhe Interit, pra deri më 22 mars. Në të kundërt, nga sa u filtrua në një moment të parë, askush nuk do i nënshtrohe­t tamponit për të verifikuar pozitivite­tin e “Covid-19”. Nuk e parashikon protokolli, edhe pse për momentin asnjë nga lojtarët nuk ka paraqitur simptoma. Do të ndryshonte situata, gjithmonë duke mos e uruar, në rast se gjatë ditëve të ardhshme dikush do të paraqiste probleme. Ndërkohë, klubi zikaltër qëndron gjithmonë vigjilent mbi situatën: sipas raportimit të mediave italiane, klubi ka vendosur t’i besojë konsulencë­s së vazhdueshm­e me profesor Masimo Galin të spitalit “Luigi Sacco” të Milanos. Për më tepër mbeten në kontakt të vazhdueshë­m me Piero Volpin, mjekun social.

ME GETAFEN - E nëse

UEFA kishte hipotekuar një ndeshje të vetme me Getafen për të vendosur fatin e sfidës së 1/8-ave të Ligës së Europës, tani do të jetë e detyruar të mendojë diçka tjetër për të vazhduar kompeticio­nin e zikaltërve dhe spanjollëv­e. Kur do të luhet? Një opsion

është zhvillimi i ndeshjeve të dielën, ose vajtja për të enjten 19 dhe kthimi më 22. Vështirë, sepse në Itali dekreti i inaktivite­tit është i vlefshëm deri më 3 prill dhe në Spanjë deri më 25 mars. Të martën UEFA do të mblidhet për të vendosur.

 ??  ?? Antonio Konte, trajneri i Interit, këshilltar­i Gabriele Oriali dhe administra­tori Xhuzepe Marota
Antonio Konte, trajneri i Interit, këshilltar­i Gabriele Oriali dhe administra­tori Xhuzepe Marota

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania