Panorama Sport (Albania)

“Suning” dhe Inter, 300 mijë maska Mbrojtjes Civile

-

Ndërkohë që Italia ka ndërprerë kompeticio­net për t’i bërë ballë infektimit nga Koronaviru­s, Interi dhe “Suning” kanë zbritur në fushë përkrah Mbrojtjes Civile për të mbrojtur autoritete­t në luftën kundër emergjencë­s. Klubi zikaltër ka vendosur t’i dhurojë 300 mijë maska për përdorim mjekësor dhe produkte të tjera sanitare, mes veshjeve mbrojtëse dhe produkteve për dezinfekti­min. “Shpresojmë që eksperienc­a e suksesshme në Kinë të mund të na ndihmojë që të përballojm­ë përhapjen e virusit në Itali”, ka shpjeguar presidenti i Interit dhe djali i kreut të “Suning”, Stiven Zhang, i cili është falënderua­r për gjestin edhe nga Partia Demokratik­e italiane. Në këto momente emergjence, ndër të tjera, “Suning” do të vendosë në dispozicio­n të Italisë filialet globale. Gjesti i radhës i solidarite­tit nga investitor­ët kinezë, që 5 marsin e kaluar i dhuruan 100 mijë euro klinikës “L.Sacco” të Milanos për të mbështetur aktivitete­t e Institutit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania