Panorama Sport (Albania)

Bojkotoi turneun, Interi do të hetohet nga UEFA

-

Ndërkohë që bota e futbollit vazhdon të marrë masa kundër Koronaviru­sit dhe kampionate­t italiane në veçanti kanë vendosur të ndalen, UEFA për momentin nuk mendon të frenojë. Për këtë arsye vendimi i Interit për të hequr dorë nga ndeshja e Ligës së Kampioneve U-19 kundër Renit është shndërruar në një çështje: pavarësish­t se në ambientet zikaltër u mendua të mbrohej shëndeti i lojtarëve, Komisioni Etik i UEFA-s do duhet të gjykojë veprimin. Situata e treguar nga mediat italiane po përjetohet në mënyrë paradoksal­e nga Interi: nëse këta të fundit nuk do të ishin shqetësuar, duke pritur francezët, sot nuk do të duhet t’i përgjigjes­hin komisionit sepse me shumë mundësi transalpin­ët nuk do të ishin paraqitur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania