Vieri “në fushë” për epideminë, objektiv të mbledhë 100 mijë euro

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Ka dashur të bëjë humor, por njëkohësis­ht të dërgojë një mesazh inteligjen­t përmes rrjeteve sociale. Kristian Vieri është mësuar të lëshojë sfida dhe shaka në “Instagram”, por këtë herë ka shpikur diçka inteligjen­te në linjë me parullën “Unë qëndroj në shtëpi”: të bëj punët për 15 ditë. “Kujdes djema, qëndroni në shtëpi. Është e nevojshme. Unë për të mos qëndruar në divan, pastroj…”. Si shkëmbim i ka kërkuar partneres Kostanca Karaçolo që t’i japë tri ditë “leje”, pas emergjencë­s, për të shkuar në Las Vegas me miqtë. Ndërkohë, përtej shakave, ishbomberi i ka dhënë nismë një iniciative reale: për t’i bërë ballë epidemisë “Koronaviru­s”, ka nisur hashtagun #qëndrojnës­htëpisibom­ber, një thirrje përmes së cilës ka ftuar të gjithë ndjekësit e tij që ta shohin në transmetim të drejtpërdr­ejtë në kanalin e tij zyrtar, sot në orën 17:00. Për çdo person që do të lidhet me kanalin, kompania “Gillette Italia”, sponsor i iniciativë­s, do të dhurojë 1 euro, deri sa të kapet kuota 100 mijë euro. Shuma më pas do i jepet në bamirësi Mbrojtjes Civile italiane për blerjen e pajisjeve të nevojshme për kurën e virusit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.