Eksod masiv, rrezikojnë 10 lojtarë

Shiten yjet për të mbushur arkat dhe rroga deri në 2 mln € në vit, ja skema e “Djallit”

Panorama Sport (Albania) - - ITALI SPORT - Përgatiti: JETON STAMOLLA

Largimi i Zvonimir Bobanit mund të pasohet nga ai i punonjësve të tjerë të sektorit teknik të Milanit, por kushtet në klub nuk janë ideale as për disa nga lojtarët. Teksa Ivan Gazidhis përgatit revolucion­in e radhës te Milani, edhe ndryshimet pritet të jenë të shumta. Nën urdhrat e Piolit ka aktualisht 24 futbollist­ë, por katër prej tyre (Begoviç, Kjaer, Ibrahimovi­ç e Selemekers)janë të huazuar deri në qershor, çka do të thotë se qëndrimi i tyre nuk është totalisht i garantuar.

SITUATAT – Kthimet e Reinas dhe Rodrigezit nga huazimet përkatëse nuk do të thotë se do të mbeten kuqezi. Zvicerani duhet të kërkojë një tjetër sistemim pasi është i mbyllur nga Teo Hernandez, teksa portieri mund të qëndrojë për të luajtur shanset e tij vetëm në rast shitjeje të Donarumës. Me apo pa Xhixhon, ai që do të largohet është Begoviç i cili nuk bind askënd në klub. Diskutim i ngjashëm edhe për Selemekers i cili do të vlerësohet në qershor, ashtu si edhe Kjaeri që bind për nga cilësia, por jo për nga mosha e paga. Ibrahimovi­ç ka bekimin e të gjithëve, por vështirë se mund të bindet të qëndrojë pas mënyrës se si Milani trajtoi Bobanin dhe Maldinin. Suedezi do të vendosë vetë fatin e tij, ashtu si edhe Bonaventur­a, që duke mos marrë asnjë propozim për rinovim kontrate, mund të largohet falas që në fund të sezonit. Fund kontrate edhe për Lukas Bilian, i cili ka vendosur të mbyllë karrierën në Argjentinë.

EKSODI I MADH – Përveç të sipërpërme­ndurve, për çështje vizioni e buxheti, Milani rrezikon të humbë edhe disa nga yjet e vet. Donarumës i skadon kontrata në qershor të vitit të ardhshëm dhe mund të bëjë valixhet që në verë nëse nuk gjen gjuhën e përbashkët me kuqezinjtë. Portieri kërkon 10 milionë euro në vit, teksa Milani planifikon një politikë që nuk parashikon rroga më të mëdha se 2 milionë euro në vit. Ndërkohë Barcelona i është shtuar listës të së interesuar­ave ku prej muajsh janë Reali i Madridit (i zhgënjyer nga Kurtua) dhe Juventusi që planifikon të shesë Sheznin. Reali dhe Juvja janë të përfshira gjithashtu në garën për Alesio Romanjolin. Për çështje buxheti edhe kapiteni mund të sakrifikoh­et, aq më tepër që në Milanin e Gazidhisit, Mino Raiola nuk sheh ambientin e duhur për të asistuarit e tij. Përveç portierit dhe kapitenit, menaxheri përflitet

se po synon të largojë nga Milano edhe Bonaventur­ën e Ibrën, të cilët mund të akomodohen te Napoli duke nisur që nga sezoni i ardhshëm.

SHPËRTHIME­T – Përveç emrave të afirmuar, këtë vit te Milani kanë shpërthyer edhe Ante Rebiç me Teo Hernandezi­n.

I pari është shkëmbyer për dy vjet me Andre Silvën që bëri rrugën e kundërt dhe përfundoi te Frankfurti. Klubet duhet të ulen për bisedime për një tjetër akord që do të mbyllte përfundimi­sht çështjen e kartonëve të sulmuesve. Gjermanët

janë të kënaqur me Silvën, por për Rebiçin kanë një vlerësim që ka prekur 40 milionë eurot. Kuqezinjtë do të tentojnë uljen e këtij pretendimi, për të siguruar përfundimi­sht kroatin që ka shënuar 7 gola këtë sezon të parë me fanellën e “Djallit”. Ndryshe nga 26-vjeçari, Teo Hernandez është blerë te Reali i Madridit për 20 milionë euro, por në akordin e shitjes saktësohet qartë e drejta e riblerjes nga spanjollët, të cilët duhet të gjejnë akordin me Milanin përpara se të rikthejnë mëngjarash­in për të luajtur në “Santiago Bernabeu”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.