Panorama Sport (Albania)

Leao: Ja çfarë ndodh kur më bërtet Zlatani

-

Ndoshta nuk ka dhënë atë që pritej nga një lojtar që kushton rreth 35 milionë euro, por ai është i vetëdijshë­m se mund të bëjë dhe kontribuoj­ë më tepër për ekipin e tij. Protagonis­ti i numrit të radhës së “Calcio2000”, Rafael Leao, ka folur për aventurën e tij milaniste dhe pritshmëri­të me fanellën kuqezi. Dashuria për familjen dhe topin janë kryefjala e intervistë­s së tij e cila përfshin edhe tema lidhur me Milanin, shokët e ekipit dhe objektivat.

Si ka qenë kontakti juaj i parë me Milanin?

Fillimisht nuk më besohej, por më pas fola me Paolo Maldinin dhe isha shumë i lumtur. Një legjendë e futbollit botëror më kishte kontaktuar. Ato kanë qenë momente që nuk do t’i harroj.

Si ndiheni në këtë klub?

“Ndihem shumë mirë te Milani dhe jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre e që mbaj këto ngjyra. Do t’i jem ngaherë mirënjohës klubit që beson dhe mbështetet tek unë dhe do të mundohem të shpërblej gjithçka kanë bërë për mua.

Me cilin nga bashkëlojt­arët keni lidhur më shumë shoqëri?

“Që në fillim kanë qenë të shumtë shokët që më kanë ofruar ndihmën e tyre dhe shkoj mirë me të gjithë, veçanërish­t me Benaserin, Paketanë, Kesin dhe Çalhanoglu­në. Sigurisht mes tyre është edhe Ibra që më jep gjithmonë këshilla të vyera.

E keni frikë Ibrahimovi­çin kur ju bërtet?

Kemi 18 vjet diferencë me Zlatanin, por mosha nuk është problem e nuk trembem kur më bërtet. E di se e bën për të mirën time e kërkon që unë të përmirësoh­em e të rritem profesiona­lisht. E di që duke ndjekur udhëzimet e tij do jem një futbollist më i mirë. Stërvitjet krah tij çdo ditë përbëjnë një avantazh të madh.

Cilët janë objektivat tuaj me fanellën kuqezi?

Që të mbyllim sa më mirë sezonin e të fitojmë sa më shumë nga ndeshjet e mbetura. Duam t’u dhurojmë kënaqësi tifozëve që nuk na e kanë kursyer gjatë gjithë sezonit mbështetje­n e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania