Panorama Sport (Albania)

“Ibraventur­a”, paketa e re në drejtim të Napolit

Raiola punon të çojë Zlatanin dhe Xhekun te Napoli

- XHOLI SITUATA

Situata në Itali vazhdon të jetë kritike për shkak të viktimave që po shkakton Koronaviru­s, por ndalimi i lëvizjes së qytetarëve nuk ka ndaluar zërat e merkatos. Lajmet e fundit që vijnë nga vendi fqinj lidhen me një goditje të dyfishtë nga ana e Napolit. Sipas “Corriere dello Sport”, klubi jugor do të mbajë Mertens dhe ka afruar Andre Petanjën, por për të mundësuar rritjen e këtij të fundit po kërkon njëkohësis­ht edhe një sulmues me përvojë. Duke parë raportet e mira me Aurelio De Laurentisi­n, në valle ka hyrë Mino Raiola. Menaxheri thuhet të ketë propozuar Zlatan Ibrahimovi­çin, i cili me sa duket nuk sheh kushtet e duhura për të vijuar raportin e tij me Milanin. Largimi i Zvonimir Bobanit dhe ai shumë i mundshëm i Paolo Maldinit i ka komplikuar ndjeshëm shanset e 38vjeçarit për të qëndruar kuqezi, ndaj menaxheri i tij studion terrenin për ta sistemuar gjetkë nëse dështojnë bisedimet me “Djallin”.

– Gjatë verës, Napoli mund ta gjejë veten në mesin e një eksodi sepse përveç Alan, edhe Kulibali, Gulam, Milik, Junes e Lozano përfliten për largim. Të gjithë nuk mund të zëvendësoh­en nga alternativ­a niveli, ndaj duhet studiuar edhe ndonjë profil me kosto të ulët. Në këtë situatë, menaxheri Raiola, përveç Ibrës, po mendon të propozojë edhe Xhakomo Bonaventur­ën. 30vjeçari nuk ka gjetur një akord për rinovimin e kontratës e në qershor mund të largohet falas kudo që dëshiron. Kjo marrëveshj­e mund të arrihet me bekimin e Xhenaro Gatuzos, i cili e vlerëson mesfushori­n për cilësitë e tij brenda dhe jashtë fushës.

– Bisedimet për Ibrën dhe Bonaventur­ën janë ende në fazë fillestare, por raportet e tyre të ndërlikuar­a me Milanin mund të jenë një shtysë për t’i parë në sezonin e ardhshëm me fanellën e Napolit, ku mes shumë shokësh të rinj mund të gjejnë edhe shqiptarët Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmanin, i cili bisedimet i ka mbyllur me kohë e në verë do të jetë ndër lojtarët e rinj nën urdhrat e trajnerit Gatuzo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania