Rangnik heziton për “Djallin”, menaxheri zbulon të vërtetën

Panorama Sport (Albania) - - ITALI SPORT -

Fillimisht u mohuan kontaktet, teksa më pas u arrit të përflitej kontrata e madje edhe klauzolat e dëmshpërbl­imeve në rast mosrespekt­imi të pakteve. Pavarësish­t vrullit të disa javëve më parë, në ditët e fundit, zbarkimi i Ralf Rangnikut te Milani po bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar. Të gjitha palët e përfshira vazhdojnë të mohojnë fjalët e Bobanit që nxori zbuluar një akord mes trajnerit gjerman dhe Ivan Gazidhisit. I fundit në rend kronologji­k ka qenë Mark Kosiç, menaxher i 61-vjeçarit që aktualisht ndodhet në krye të klubeve që menaxhohen nëpër botë nga kompania “Red Bull”. Duke folur për revistën prestigjio­ze “BILD”, ai ka deklaruar: “Ralfi ka kohë që njihet me Gazidhisin dhe gjithmonë kanë pasur komunikim të shpeshtë mes tyre. Unë kujdesem për interesat e tij dhe deri më sot nuk kam informacio­ne për ndonjë plan pune për të punuar së bashku. Aktualisht, secili prej tyre ka të tjera përparësi”.

POZICIONI I RANGNIK – Teksa menaxheri konfirmon mungesën e bisedimeve, “Sky Deutschlan­d” aludon për një mungesë vullneti të Rangnik për të punuar te Milani. Sipas medias gjermane, 61-vjeçari nuk është i bindur nga mundësitë ekonomike të “Djallit”, që ka probleme me respektimi­n e normave të “Fair Play-it Financiar”. Trajneri përpara se të pranojë propozimin kuqezi kërkon të jetë i sigurt e sidomos që do të ketë liri të plotë për të vënë në praktikë ato që janë planet e tij për zhvillimin e ekipit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.