Panorama Sport (Albania)

“Bundesliga rrezikon mbylljen përfundimt­are”

-

Një situatë që nuk premton shumë për futboll mbizotëron edhe në Gjermani. Rastet që shtohen ditaditës kanë shqetësuar jo pak drejtuesit e federatës gjermane, ligën dhe pa dyshim klubet. Deri tani dy lojtarë kanë rezultuar pozitivë në Bundesligë­n e Dytë me dyshimin se mund të ketë edhe të tjerë në ditët në vazhdim. Fridrish Kurtius, sekretari i Federatës Gjermane së Futbollit deklaroi: "Duhet të mendojmë skenarët e mundshëm për t'i dhënë zgjidhje përfundimt­are këtij sezoni. Sigurisht që anulimi i kampionati­t është një mundësi, edhe pse është një masë ekstreme. Duhet të mendojmë në radhë të parë për shëndetin dhe më pas aktiviteti­n. Është koha që të tregohemi të kujdesshëm dhe të mos luajmë me shëndetin e qytetarëve gjermanë dhe ata që punojnë këtu. Fjalën e fundit, sigurisht, do ta kenë njerëzit e Ministrisë së Shëndetësi­së", tha Kurtius për "Kicker". Një vendim që është përshëndet­ur nga klubet, edhe pse nuk dihet nëse ato janë për mbylljen përfundimt­are të sezonit. Java e ardhshme në Gjermani do të luhet me dyer të mbyllura, po tifozët vazhdojnë të blejnë bileta virtuale, paratë e të cilave do të shkojnë për ndihmat e të prekurve si dhe kërkimeve shkencore për të gjetur një vaksinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania