Panorama Sport (Albania)

Hanover, një tjetër lojtar rezulton pozitiv

-

Koronaviru­si ka goditur sërish skuadrën e Hanoverit. Pas rastit të parë të mërkurën, duket se vjen një tjetër rast. Bëhet fjalë për mbrojtësin Jan Horn. I pari që rezultoi pozitiv ishte Timo Hybers, ky i fundit u infektua teksa festonte në një "party". Edhe pse të dy lojtarët nuk kishin shfaqur asnjë simptomë të virusit, Ministria e Shëndetësi­së urdhëroi për një kontroll për të gjithë skuadrën në mënyrë që të shmangej përhapja e virusit. Kjo do të thotë se qendra stërvitore e Hanoverit do të vazhdojë të qëndrojë e izoluar të paktën edhe për 14 ditët e ardhshme. "Është një situatë jonormale, por tani duhet të mendojmë për shëndetin e lojtarëve dhe familjeve tona derisa situata të përmirësoh­et", u shpreh drejtori teknik i skuadrës, ku për shumë vite ka luajtur edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala. Ndërkohë, kujtojmë që skuadra gjermane luan në Bundesligë­n e dytë dhe ndeshja në fundjavë me shumë mundësi nuk do të zhvillohet. Kjo ka qenë kërkesa e vetë klubit në veri të Gjermanisë, i cili nuk kërkon të vërë në rrezik jetën e lojtarëve të tjerë. Kjo gjë është përshëndet­ur nga liga në vend, pasi kështu mund të bëhet e mundur që virusi të mos përhapet me shpejtësi në rajonet e tjera.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania