Panorama Sport (Albania)

Flik, Flik, zbardhen zbardhen kushtet kushtet e e kontratës kontratës

Tekniku kërkon garanci përpara se të firmosë për një bashkëpuni­m të ri me klubin

-

Hansi Flik duket se është tema krye sore në klubin e Bajernit. Tani që vëmendja është jashtë fushës së blertë, bavarezët po mundohen të mbyllin shpejt disa punë brenda shtëpisë. Një nga këto është pa dyshim kontrata e trajnerit Hansi Flik. I ardhur nga detyra e asistentit, Flikut iu besua drejtimi i skuadrës pas shkarkimit të Niko Kovaçit në muajin nëntor. Por "Kicker" zbulon se Hansi ka kërkuar jo vetëm që të ketë dorë të lirë në merkato, por edhe lojtarët që kërkon t'i ketë në skuadër për sezonin e ri. Lojtarët që Flik pritet t'u "dorëzojë" drejtuesve të Bajernit janë: kapiteni Manuel Nojer, kontrata e të cilit skadon në 2021-shin, mbrojtësi David Alba, mesfushori Tomas Myler dhe fantazisti Tiago Alkantara. Këta duket se janë të besuarit e trajnerit, përfshi edhe lojtarët që do të vijnë në merkaton e verës: Sane, Haverc dhe Verner. Kujtojmë që para dy ditësh tekniku bavarez u shpreh se kërkonte dorë të lirë në transferim­et e lojtarëve, edhe pse fjala e fundit do t'u përkiste drejtuesve. "Mendoj që një trajner duhet të ketë fjalën e tij në merkato. Ai më shumë se kushdo tjetër është në brendësi të klubit dhe i njeh mirë nevojat e skuadrës. Por kjo nuk do të thotë se ata (drejtuesit) nuk kanë të drejtë, pasi përgjegjës­ia ekonomike është pikërisht e atyre", tha Flik. Ndërkohë, për sa u përket rinovimeve, Nojer është i pari që ka kërkuar qëndrimin në skuadër edhe për dy vite të tjera. Numri 1 i portës së kampionëve u shpreh në një intervistë para 1 muaji se ka ende shumë për të dhënë dhe për të fituar me bavarezët. Ai nuk i trembet konkurrenc­ës edhe pas ardhjes që Aleksandër Nybelit nga skuadra e Shalkës në fund

të sezonit. Kujtojmë që portieri i bluve do të luajë për kampionët e Gjermanisë nga sezoni i ardhshëm. Në dyshim mbetet vetëm Alaba dhe Tiago. Austriaku ka shprehur dëshirën për të provuar një aventurë jashtë Bundesligë­s me Realin dhe Barçën si destinacio­ne të mundshme. Ndërkohë,

mesfushori spanjoll mund të rikthehet te katalanasi­t duke respektuar dëshirën e familjarëv­e të tij që jetojnë në Spanjë prej shumë vitesh. Tani fjala i takon Karl Hainc Rumeniges dhe Hasan Salihamixh­içit për të vendosur nëse do t'ia plotësojnë dëshirën trajnerit apo jo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania