Panorama Sport (Albania)

Mateus: Dortmundi bëri shumë pak për kualifikim­in

-

Ish-kapiteni i Bajernit dhe i kombëtares së Gjermanisë, Lotar Mateus, u shpreh për "Sky" se Dortmundi bëri shumë pak për të kaluar në fazën tjetër të Champions-it. "2 raste në 90 minuta janë shumë pak për një skuadër që kërkon të shkojë në çerekfinal­e. Për 60-70 minuta verdhezinj­të qëndruan shumë prapa në fushën e tyre duke i lejuar kundërshta­rit të marrë kontrollin e lojës. Favre nuk arriti të gjente një mënyrë për të depërtuar në zonën e Parisit duke mbetur pa alternativ­a. Mendoj se ky eliminim ishte i merituar për ta. Nëse ke fituar ndeshjen e parë 2-1, ke dy mundësi, të mbrosh mirë ose të shënon gol duke vrarë përfundimi­sht ndeshjen", tha Mateus.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania