Panorama Sport (Albania)

Sanço dhe Haland, "diamantet" e Borusias

-

Ylli i Borusias së Dortmundit, Xhejdon Sanço, është 19-vjeçari më i shtrenjtë i Bundesligë­s. Për momentin vlera e tij është 120 milionë euro. Por perfomanca e mirë në ndeshjet e fundit (14 gola dhe 16 asiste) pritet të rrisë ndjeshëm vlerën e talentit anglez. Mjafton të shohësh të dhënat e fundit të "Transferma­rkt.de" për të kuptuar se vlera e tij nuk është më si më parë. Plot 130 milionë euro vlen sulmuesi anësor duke u shndërruar në një diamant për klubin verdhezi nëse kërkon ta shesë në fund të sezonit. Edhe shoku i tij i skuadrës, Erling Haland, tani vlen më shumë. Norvegjezi që erdhi për 20 milionë euro në merkaton e dimrit nga Salcburgu, tani vlen plot 80 milionë euro. Me 9 gola në 8 ndeshje me verdhezinj­të, 19-vjeçari është pa dyshim një nga lojtarët më premtues në skuadrën gjermane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania